Albin Kurti “selam” Haradinajt: “E vetmja e mirë e qeverisë suaj – dorëheqja juaj”

Lëvizja Vetëvendosja sot po mban Mbledhjen e 39-të të  Këshillit  të Përgjithshëm. Pjasa e parë e mbledhjes është e paraparë edhe për media dhe Kryetari i LVV ka mbajtur fjalimin e zakonshëm të tij.

Në këtë fjalim, Albin Kurti, kandidati i vetëm për Kryeministër, ka bërë fillimisht edhe një bilancë të qeverisë së kaluar, të cilës “nuk ka ditur” t’ia numëroi asnjë meritë, por e ka quajtur fund e krye të dështuar.

Madje Kurti ka ironizuar me kryeministrin në ikje, Haradinajn, duke thënë se e vetmja mirë që ai dhe qeveria e tij ia ka bërë vendit gjatë vitit 2019 është dorëheqja e tij dhe e qeverisë.

Mbledhja po i vazhdon punimet.