Albulena Haxhiu thotë se Ministri i Arsimit po eksperimenton me fëmijët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi lidhur me tekstet shkollore.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se pavarësisht se Ministri ka deklaruar në Komision se ka pasur shkelje në hartimin e teksteve shkollore, ai do t’i pilotojë këto tekste të reja.

Haxhiu i ka quajtur skandale dhe veprime kriminale të Ministrit mbi fëmijët.

Statusi i plotë:

“Ministri i Arsimit deklaroi dje në komision se pavarësisht gjithë shkeljeve në hartimin e teksteve shkollore ai do t’i pilotojë këto tekste “të reja”.
Pra Ministri njëherë po do të eksperimentojë me fëmijët tanë me tekste të këtij lloji:

Psikologjisë 11- “Femrat janë më anksioze, të depresuara, kanë vetëbesim paksa më të ulët dhe përfshihen në agresivitet verbal indirekt, (p.sh shpërndarje thashethemesh të paqena).

“Meshkujt e rëndomtë përfshihen në më shumë agresivitet fizik dhe sjellje të rrezikshme dhe në këtë mënyrë bëjnë më shumë krime”

Si ky skandal, ka edhe shumë të tjera. Këto veprime të Ministrit janë krim mbi fëmijët.
Kjo quhet shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe kushtetutës tonë. Kur një zyrtar me vetëdije lëshon në sistemin arsimor tekste të pa verifikuara shkencëtarisht, moralisht dhe cilësisht.

Në seancën e neserme Kuvendi assesi nuk duhet të lejoj këtë shkelje e këtë turp!”