Algjeria është kampione e Afrikës

Algjeria është shpallur kampione e Afrikës, pasi triumfoi në finalen e madhe përballë Senegalit, me rezultatin minimal 1-0.

Në Kajro, algjerianët zhbllokuan sfidën që në minutat e para, falë një goli të bukur dhe me fat, të shënuar nga Bounedjah.

Më pas deri në fund të takimit, protagonist ishte Senegali që dominoi dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën algjeriane, por Mane me shokë nuk u treguan të saktë në rastet e krijuara.

Kjo ishte hera e dytë që Algjeria ia doli të triumfojë në Kupën e Afrikës, pas titullit të fituar më 1990-ën, kur ishte edhe vend organizator.