Kosova triumfon sërish, mposht Maltën

Kosova e ka mposhtur Maltën me rezultat 2-1 në miqësore.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Rashica në min 19’, pas një asistimi të Kastratit, ndërsa Dimech realizoi për Maltën në min 45+1’, duke barazuar rezultatin, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pas një pjese të dytë me paraqitje të zbehtë, erdhi një moment pozitiv për Kombëtaren tonë.

Golin e fitores për Kosovën e realizoi Rashica në min 84’, pas një gabimi në mbrojtjen e Maltës.

Në fund të ndeshjes Malta ishte afër barazimit, por Visar Bekaj e shpëtoi portën e Kosovës.