Ali Ahmeti: BDI-ja e gatshme për zgjedhje

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet i sheh si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.

“Zgjidhja me e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE. Franca shfrytëzoj veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë prit të gjithë vendet më të mëdhenj të BE”, tha Ahmeti.