Basha do edhe një mandat si kryetar i PD-së

Lulzim Basha dorëzoi këtë të premte zyrtarisht kandidaturën për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike.

Në 13 qeshor, përballë tij do të jenë Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi.

I parti që dorëzoi formularin e kandidimit ishte Kadilli, i cili shpeshherë ka akuzuar Bashën se nuk ka krijuar kushte të barabarta gare.