Ali Ahmeti s’jep detaje rreth intervistimit 6 orësh nga Prokurorët e Speciales

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur pas përfundimit të intervistimit nga Prokurorët e Speciales në Prishtinë.

Ai hezitoi të jep detaje rreth këtij procesi, teksa vetëm thotë se ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Indeksonline.

“Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion, kështu e përkufizon ligji, dhe unë dua që ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, atëherë mund të flasim.”

“Sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Isha i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.”

“Nëse keni ndonjë pyetje për zhvillimet në Maqedoni mund të flas.”

Intervistimi i tij ka zgjatur për më shumë se 6 ore derisa me orë të tëra Ahmeti është intervistuar edhe gjatë ditës së djeshme.