Hoti pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin: Ditë e mrekullueshme, faleminderit SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Twitter i është gëzuar shumë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Ai ka falënderuar ShBA-të për përkrahjen e fuqishme në këtë proces.

Postimi i plotë:

Sot është ditë e mrekullueshme. Republika e Kosovës dhe shteti i Izraelit kanë shkëmbyer letrat diplomatike mes dy vendeve. Faleminderit shumë ShBA për mbështetjen e fuqishme në këtë proces.