Aliu s’e komenton incidentin në Leposaviq, tregon se çka foli me Hetemin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka shkuar në takim kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, tha se e ka falënderuar Hetemin për qëndresën e tij shembullore, suke shtuar se i ka ofruar mbështetje të parezervë për realizimin e projketeve të ndryshme infrastrukturore.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Me kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të pa rezervë. E falënderoj kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Në anën tjetër, ai nuk e ka komentuar sulmin me vezë e ngjyrë në drejtim të tij, derisa po hynte në objektin e kësaj komune.