Shqiptari regjistron veturën në Graçanicë, ia shtypin librezën në gjuhën serbe

Në çdo komunë të Kosovës librezat e veturave shtypen në të gjitha gjuhët pa paguar diçka më ekstra.

Por kjo duket se nuk vlen për komunën e Graçanicës. Atje duhet të paguash nëse dëshiron që libreza e veturës të kthehet nga gjuha serbe në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë në grupin ‘Marakli t’kerreve’ nga Advan Plakolli tregon se si në një Qendër të Regjistrimit të Veturave në Granqanicë i ishin kërkuar 44 euro për t’i kthyer librezat nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.