Pajtim Kasami e ka gjetur sërish golin në Superligën e Zvicrës, ashtu si Taulant Seferi
Dy sulmuesit shqiptarë kanë shënuar në ndeshjen që skuadra e tyre, Sion e Xamax po barazojnë 1-1.
Kasami e kaloi në epërsi Sionin në minutën e 28’, duke shënuar për 1-0.
Kurse, Seferi shënoi për 1-1 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 52’.
Për Sionin nga minuta e parë po luan edhe Ermir Lenjani, kurse për Xamaxin titullar është edhe shqiptari tjetër, Samir Ramizi.