Ambasada amerikane zbulon agjendën e Grenell, ja dhe kë do të takojë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka uruar mirëseardhje bashkëkombësit të tyre, Richard Grenell të deleguarit të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

Nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se Grenell do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve në vend.

“I urojmë mirëseardhje Ambasadorit Grenell, i Dërguari Special Presidencial, i cili sot do të takohet me udhëheqësit politikë dhe anëtarët e komunitetit të biznesit”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, ku kanë postuar edhe disa fotografi gjatë vizitës së Grenell.