“Lugina Ilegale” e serbëve gradualisht po bëhet realitet (Video)

Ka kohë që në Zveçan, në njërën nga komunat veriore të vendit, është duke u punuar për një lagje në të cilën do të banojnë serbët e zhvendosur.

I gjithë projekti është sponsorizuar nga qeveria serbe, ndërsa investimi asnjëherë nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare, shkruan Klan Kosova.

“Lugina e Diellit” ka nisur të ndërtohet në vitin 2016, ndërsa duket se shumë shpejt pritet të përfundojë – së paku sipas disa fotografive që janë shkrepur ditëve të fundit.