Ambasada e ShBA: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, i nxituar

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të RTK-së nga parlamenti i Kosovës duke e quajtur të nxituar që dëmton institucionet publike dhe nuk adreson problemet strukturore.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve:

Dje, Parlamenti shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të mangët. Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si edhe emërimet duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje serioze, metodologjike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë.