Gjatë kalimit të kufirit në mes Bosnjës dhe Kroacisë plagosen disa migrantë

Migrantët, të gjithë burra nga Pakistani dhe Iraku, u dërguan në një spital nga policia, thanë zyrtarët, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.

Ende nuk dihen detajet e incidentit.

Mjekët thanë se gjashtë prej tyre duket se kishin lëndime të rënda.

Më shumë se 40.000 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Bosnje që nga viti i kaluar, me shpresën për të kaluar në Kroaci dhe që andej në Evropën perëndimore.

Ka pasur akuza ndaj policisë kroate, për përdorim të dhunës gjatë dëbimit të migrantëve, në zonën kufitare, por pretendimet vazhdimisht janë mohuar nga zyrtarët kroatë./rel.