Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it i kanë shkuar mëngjesin e sotëm në takim kryeministrit Albin Kurti.

Ky takim ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane, Meloni.

Pas disa orëve Kurti do ta takoi edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./IndeksOnline/