Ambasadori britanik i lumtur që “Crisis Response Journal” shkroi për Kosovën

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i i lumtur që Qendra e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH) është vlerësuar në botimin e fundit të revistës nga Mbretëria e Bashkuar, “Crisis Response Journal” (Reagimi në rast të krizave).

“Mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës. Siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH”, shkruan ai në Facebook.

Diplomati britanik në Facebook mes tjerash citon edhe shkrimin e Crisis Response Journal “QKTSH është bërë një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit.

Revista prestigjioze “Reagimi në rast të krizave” (Crisis Response Journal) e cila publikohet çdo tre muaj në fokus të të cilit janë: reagimi, fleksibiliteti, siguria në rast të katastrofave të shkaktuara nga vet njeriu apo nga natyra, emergjencat dhe sulmet terroriste i ka kushtuar një artikull të veçantë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë botim ndërkombëtar që lexohet nga liderë të qeverive, shërbimeve emergjente, policisë dhe ushtarakë ka zënë vend të veçantë edhe televizioni Klan Kosova.