Ambasadori gjerman uron Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

Jorn Rohde, Ambasadori gjerman në Kosovë, ka uruar kryeministrin e ri, Albin Kurti dhe kabinetin e tij, për formimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde përcjelli urimet e tij për zgjedhjen e suksesshme të kryeministrit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Urime @albinkurti dhe kabinetit të tij për zgjedhjen e suksesshme si Kryeministër dhe si Qeveri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rohde.