Ambasadori Hasani konfirmon: Jemi rrugës për në Kosovë bashkë me Presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë është nisur për në Kosovë pas aterimit të bërë në Aeroportin Ndërkombëtar ”Nënë Tereza” të Tiranës.

Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine të Klan Kosovës, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, ndërsa tha se tashmë bashkërisht me Presidentin gjenden rrugës për në Prishtinë.

”Pak minuta më herët Presidenti ateroi në aeroportin ”Nëna Terezë” pas qëndrimit në Hagë. Është kthyer në Aeroportin e Tiranës, dhe tani jemi rrugës për në Kosovë”.

”Bashkarisht jemi me makinë. Besoj që varësisht nga komunikacioni do të jemi në kohën e paraparë në Prishtinë”.

Lidhur me aktivitetet e pritjes, Hasani u shpreh se nuk janë organizime zyrtare.

”Ai është një organizim spontan, nuk ka dicka të tillë nga ne”.