Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, ndërsa dita relativisht e nxehtë për këtë periudhë kohore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vrannërira kalimtare. Do të jetë nxehtë për këtë periudhë kohore.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të shtunën. Mëngjesi do të jetë me ngrica vende-vende dhe me mundësi për mjegull, ndërsa dita me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta kalimtare.

Nga e diela do të kemi përsëri destabilizim gradual të motit, me erëra jugore dhe riga lokale të herëpashershme shiu./Meteoballkan