Analisit Nexhmedin Spahiu: LDK-VV nuk mund të gjejnë një figurë përbashkuese për postin e presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur datën 26 dhjetor si date kur do të mbahet seanca konstituive.

Por dy subjektet politike LVV dhe LDK akoma nuk janë dakorduar për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje duke shkaktuar një bllokadë në formimin e institucioneve.

E njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar taktikat që mund të jenë duke u kalkuar mes këtyre dy partive për ndarjen e pushtetit.

“Besoj që do të arrihet marrëveshja dhe do të gjendet kompromisi. Ndërsa sa i përket postit të Presidentit është e vështirë që të gjendet një figure për bashkuese mes LDK-së dhe VV-së , nuk ka figura të tilla.

LDK-ja do të kishte dëshirë ta kishte presidentin në mënyrë që ajo ta kishte peshën me të madhe në koalicionin qeverisës, sepse ajo duke marrë Presidentin, kryeparlamentarin dhe gjysmën e qeverisë atëherë pesha do të rëndonte nga ana e LDK-së.

Ndërsa, Albin Kurti dëshiron një president “kukull” si Atifete Jahjaga, që të jetë vetë edhe President edhe Kryeministër. Mund të ndodhë që LDK t’i japë Ministrinë e Punëve të Brendshme Vetëvendosjes dhe Vetëvendosja të lëshojë pe për Presidentin.

LDK-ja ka kërkuar ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo të Jashtme për të ‘eliminuar’ Vjosa Osmanin . Janë në pyetje shumë interesa që besoj që do t’iu vihet kapaku deri ne fund ” tha Spahiu.

Edhe në takimin e fundit Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kurse për ditën e sotme zëdhënësi i VV-së ka thënë se nuk do të ketë takim.