Kelmendi: LDK i humbi zgjedhjet pse nuk më kishin mua në listë

Ramiz Kelmendi, biznesmeni që së fundmi i është bashkuar PDK’së, ka thënë se ish-partia e tij, LDK i ka humbur zgjedhjet pse atë nuk e ka pasë në listë deputetësh, transmeton Fokusi.info.

“LDK i ka humb zgjedhjet me mungesën time në listë. Kalimi në PDK ka qenë me i tregu që është lëvizje e prej 3-4 për qind e gjitha votave. Kjo ndikon shumë”, ka thënë Kelmendi sonte në RTV Dukagjini.