Parashikimi i motit

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus dy e deri në zero gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet nëntë e 12 gradë Celsius.