Andi Zeqiri i bashkohet Kosovës

Andi Zeqiri mund të jetë mund të jetë prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës për vitin 2020.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shumë intervista ka bërë të ditur se te ‘Dardanët’ mund të vijnë tri përforcime të reja para se të fillojë play-offi i Ligës së Kombeve.

I pari i Federatës tonë duket se ka filluar lëvizjet e para, pasi është fotografuar me ish-anëtarin e akademisë së Juventusit.

Zeqiri shihet në foto së bashku me Ademin, e që duket se ai do të jetë prurja më e re te Kosova.

Andi aktualisht luan te Lausanne e që nga 21 paraqitje të zhvilluar deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënoj 16 gola.

https://www.instagram.com/ffk_kos/?utm_source=ig_embed