Sindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën

Të mërkurën është caktuar të mbahet takim në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, duke treguar se takimi do të nisë në orën 11:00.

Ky takim vjen pas protestave të fundit nga njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës.