Anëtari i VV’së thotë se Vjosa Osmani ‘është zhdukur’: LDK të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër

Drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka thënë se Vjosa Osmani e LDK’së është tërhequr krejtësishtë nga koalicioni, ndërsa Isa Mustafa po pretendon postin e Presidentit, duke shtuar kështu tutje se kjo parti mund të bëj koalicion edhe me dikë tjetër.

I ftuar në Report Tv, Abazi ka thënë se nuk ia japin dot postin e Presidentit, LDK’së, edhe po të donin.

“Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s’kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin. Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin.

Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot. Edhe Bundestagu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka thënë se LDK po luan një lojë të pisët, dhe se mund të bëj koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit.

Mundet LKD të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët që po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët”, përfundoi Abazi.