Anglia mposht Belgjikën në Ligën e Kombeve

Anglia ka arritur të mbposht Belgjikën 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Edhe pse Lukaku kaloi Belgjikën në avantazh me anë të një 11-metërshi, skuadra e Southgate përmbysi rezultatin.

Në fundin e pjesës së parë, Rashford ktheu në gol një 11-metërsh, duke barazuar rezultatin, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, Mount realizoi edhe golin e fitores për Anglinë, e cila është në krye të grupit me 7 pikë, pas 3 ndeshjeve.

Në ndeshjet e zhvilluara në orën 18:00 në Ligën e Kombeve ra në sy edhe fitorja e pastër 4-0 ne Norvegjisë ndaj Rumanisë, ku shkëlqeu Haaland.

Sulmuesi viking tregoi edhe njëherë tjetër vlerat e tij, duke realizuar 3 gola në këtë takim.