Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 5 jetët e para në detin Egje

“Oriku” dhe ekuipazhi i saj shpëtuan jetët e para në detin Egje që nga dislokimi atje rreth 3 javë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan jetët e para në detin Egje që nga dislokimi atje rreth 3 javë më parë. Detarët tanë shpëtuan 2 gra dhe 3 burra me shtetësi iraniane dhe ia dorëzuan kolegëve të tyre të Rojës Bregdetare turke. Krenari për FA. Faleminderit për shërbimin”, shkruan Xhaçka.

Postimi i plotë i Olta Xhaçkës

Anija e Forcës Detare shqiptare “Oriku” dhe ekuipazhi i saj u nisën për në misionin e NATO-s në detin Egje me datë 12 korrik. 21 pjesëtarët e kontingjentit të XIII shqiptar në misionin “Sea Guardian”, u nisën nga Flotilja Detare e Pashalimanit, ku u përcollën nga drejtuesit e Forcës Detare, familjarët dhe kolegët e tyre.

Shqiptarja.com