Anxhela Peristeri fituese e Festivalit 59 të Këngës në RTSH

Anxhela Peristeri është fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Kompozimi muzikor nga Kledi Bahiti dhe teksti nga Olti Curri do të na përfaqësojë në festivalin e Eurovizionit.

Juria përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Zana Shuteriqi, Ramë Lahaj, Preç Zogaj, Kastriot Çaushi dhe Andri Xhaho

Emri i Anxhela Peristerit kishte ditë që përflitej në media se do të ishte fituese e këtij festivali dhe nata e sotme e konfirmoi.

https://youtu.be/EwJwe6Ac4YE