Apel për qytetarët: Mos pini kafe në filxhan, kërkoni gota të plastikës

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, gjatë ditës së djeshme është shëruar nga virusi Covid-19.

Ai këtë lajm e bëri të ditur në rrjetin social Facebook.

“Të dashur familjar dhe miq, Pas testimit të tretë për Covid 19, kam dalur Negativ. Nga e hëna, Autoriteti i Konkurrencës zgjohet nga gjumi”, ka shkruar ai.

Por, Prestreshi sot ka bërë edhe një apel për qytetarët e Kosovës. Ai ka kërkuar që të mos peranojnë kafe në filxhan.

“APEL, Kafe mos pranoni me pi me filgjan, kërkoni gota një përdorimshe! Take it from your highness!”, ka shkruar ai në Facebook.