Apeli i fundit: Thirrje për kujdes gjatë aplikimit për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka bërë thirrje tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë procedurës së aplikimit për tërheqjen e 10%-shit të Trustit.

Në një komunikatë për media, ky institucion ka thënë se qytetarët duhet të aplikojnë vetëm në platformën e vërtetë të Trustit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu qytetarët duhet të sigurohen që platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë. KOS-CERT ju udhëzon që të keni kujdes gjatë aplikimit online për tërheqjen e 10% të kursimeve tuaja nga TRUSTI.

– Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT https://www.trusti10.org/Item/Home

– Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS).