Apelohet që edhe Pjetër Shalës t’i bëhet spoti “Liria ka emër”

Edhe Pjetër Shala duhet të shfaqet në RTK me sportin “Liria ka emër”, krahas veteranëve të luftës së UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Kështu ka shkruar në Facebook ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”, është arrestuar në Belgjikë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

“Ujku”, gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Postimi i plotë:

Të mos harrohet Pjetër Shala

Krahas veteranëve të luftës së UÇK-së:Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, të mos harrohet që të përmendet në medie e në organizime të ndryshme, t’i bëhet spoti “Liria ka emër” e të transmetohet në televizionin publik RTK, luftëtari Pjetër Shala.

Një për të gjithë, të gjithë për një!