Apostolova sqaron takimin e djeshëm, thotë se s’ndërhyjnë në çështjet e brendshme

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka sqaruar krejt çfarë ka ndodhur mbrëmë në Kuvend në takimin mes ambasadorëve të Quint-it, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Ajo ka thënë për Klan Kosovën se vetëm i është përgjigjur ftesës së Albin Kurtit, derisa ka insistuar se në takim e kanë bërë të qartë se ata nuk ndërhyjnë në arritjen e koalicionit VV-LDK në asnjë formë.

Sipas Apostolovës, Kosova është vend sovran dhe çështjet e arritjes ose jo të koalicionit janë të brendshme.

Megjithatë, ajo ka thënë BE-ja ka nevojë urgjente që të ketë një partner, një qeveri të Kosovës.