Roshi tregohet i sinqertë: Gabova dy herë dhe pësuam dy gola për faj timin

Odise Roshi u ndal të flasë për gabimet e tij në humbjes ndaj Francës, ku pranoi se gaboi në dy raste dhe theksoi se duhet të mendojmë për Islandën tani.

Golat e pësuar – “E di, isha fajtor tek dy golat e shënuar.Të gjithë çunat dhanë maksimumin, rezultati ishte jo i mirë, 4-1, por tani duhet të shikojmë drejt Islandës të marrim një rezultat të mirë”.

Mbrojtës- “Kisha detyra mbrojtëse, kemi bërë një sistem ndryshe me trajnerin e ri. Është e vështirë të luash ndaj Francës në atë pozicion. Tani do luajmë ndaj Islandës dhe duhet të harrojmë Francën”.