Arba Kokalari me post të rëndësishëm në BE

Arba Kokalari shqiptarja e parë që ka siguruar një vend në Parlamentin Evropian do ta udhëheq punën në BE për të ndaluar dhunën ndaj grave.

Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë këtë lajm e bëri të ditur me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook.

“Unë jam emëruar zëvendës-presidente e Parlamentit Evropian për PPE (Partia Popullore Evropiane), që është anëtari më i madh i Parlamentit Evropian. Në komision, unë do të jem raportuese përgjegjëse dhe do të udhëheq punën e pranimit të BE-së në Stamboll, e që është një mbrojtje për ndalimin e dhunës ndaj grave”.

” Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm. Suedia tashmë ka nënshkruar konventën. Tani është koha për të gjithë BE ta bëjë atë”, ka shkruar ajo.