Arbër Zeneli fiton çmimin e parë te Reims

Arbër Zeneli ka fituar çmimin e parë që nga transferimi i tij te Reims në muajin janar.

Zeneli është zgjedhur si ‘Lojtari më i mirë’ i muajit te klubi francez.

Anësori i Reims pati përformanca magjike, pavarësisht fillimit të vështirë që pati në Francë

Zeneli shënoi dy gola dhe dhuroi katër asistime për ta fituar çmimin e parë në Ligue 1.

Kjo është bërë e ditur nga postimi i klubit në Twitter, teksa tifozët e kanë lavdëruar tejmase impaktin që ka sjell 24-vjeçari në ekip.

Reims edhe pse kishte aspirata për të luajtur në Evropë, javëve të fundit ka bërë gabime në rezultate dhe ka shuar çdo shpresë për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane.