Një person gjendet pa shenja jete në Rugovë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Rugovë.

Dyshohet se viktima në fjalë ka humbur jetën pasi mbi të ka rënë një lis, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsy”, tha ai.