Arifi: Qeveria e ka humbur betejën politike me SBASHK-un

Politologu, Dritëro Arifi thotë se Qeveria e ka humbur betejën politike me Sindikatat që janë në grevë tash e një muaj.

Arifi thotë se nëse SBASHK-u do kthehen të hënën në shkollë, Qeveria do ta humbas edhe betejën morale.

“Ne jemi fokusu te 87 mijë nënpunës civilë, ndërsa pjesa tjetër të shkojë ku të dojë. Do të thotë është pak një neglizhencë totale, mirëpo për mendimin tim Qeveria e ka humb betejën politike me sindikatën, pavarësisht çfarë mendimi kam unë për sindikatën, se si e kam pa unë ikja, mandej nënçmimi, fyerjet, për mua është humbje politike. Tash nëse SBASHK-u kthehet të hënën në shkollë, e humbin edhe betejën morale”, tha ai në Tëvë 1.

Tutje, ai shtoi se Qeveria e ka obligim të bisedojë edhe nëse dikush nuk i pëlqen.