Molliqaj sulmon Kurtin: Dy javë heshtje, dy javë i nxori piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj nuk është ndarë aspak i kënaqur me konferencën e sotshme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Molliqajt, Kurti heshti dy javë dhe nxorri piunët e tij për të sjellë vrerë kundër UÇK-së.

Konferencën e sotshme të Kurtit, Molliqaj e quan hipokrizi.

Postimi i plotë:

FOLI LIGËSIA E KURTIT

Dy javë heshtje. Dy javë i nxorri piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.

Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:

– E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit,

– Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim. Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes.

Vetëm lojëra pushteti. Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në.

Pyetja ime është se kush do t’i nënshtrohet kësaj radhe Kurtit? LDK, apo PDK?

Ndërsa përgjigjja është e qartë: kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.

Rikthimi eventual i Kurtit, në njërën anë rehaton krahun pro-UÇK brenda VV-së, duke ua hedhur ndonjë asht simbolik e hipokrit si ky i sotmi, kurse në anën tjetër rehaton krahun anti-UÇK duke iu dhënë pozita ministrore – si më herët.

Kurti po kthehet jo për tu mbrojtur Kosova. As UÇK-ja. Por për tu kthyer “Zajednica”, popullizmi e tendenca autoritare.