Arinjtë shfaqen edhe rrugës drejt Dibrës

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov sërish ka publikuar një video nga problemi që kanë banorët e rajonit të Mavrovë-Rostushës me arinjtë.

Në video shihet se si arusha me dy të vegjlit e saj del në rrugën nga Mavrova drejt Dibrës.

“Takimet e afërta duken krejtësisht ndryshe. Të paktën kështu pretendojnë banorët e këtyre fshatrave dhe nuk kam pse të mos pajtohem me ta”, ka shkruar Angelov në mbishkrimin e videos.