Reshje të mëdha shiu në Pejë, qytetin “e merr uji”

Reshje të mëdha shiu kanë përfshirë qytetin e Pejës sonte, teksa ka pasur edhe breshër në disa vende.

Në pamjet e publikuara në mediat lokale shihet se qendra e qytetit është vërshuar nga uji.

Siç raportohet uji ka hyrë edhe brenda disa shtëpive, shkruan fokusi.info.

Meteorologët kishin paralajmëruar për reshje të dendura shiu e mundësi edhe për vërshimet .