Armando Sadiku nuk ndalet, shënoi përsëri në Spanjë (Video)

Armando Sadiku ka vazhduar shkëlqimin në Segunda Division.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol me skuadrën e tij Malaga.

Skuadra e dy shqiptarëve, Malaga ishte mysafir te Real Zaragoza ku ka marrë një barazim të vlefshëm 2-2.

Reprezentuesi i Shqipërisë, realizoi gol vetëm pas tre minutash lojë, pas një asistimi nga Casado.

Ishte ky goli i dytë për Sadikun në Segunda Divison që pas transferimit nga Levante.

Në këtë takim nga minuta e parë për Malagan luajti edhe mesfushori shqiptar Keidi Bare.

Pas nëntë ndeshjeve në Segunda Division, Malaga zë pozitën e 19-të me vetëm tetë pikë.