Breshër i madh në Studençan të Suharekës (video)

Reshje të shiut dhe breshëri këto ditë kanë mbretëruar motin në Kosovë.

Në shumë vende janë shkaktuar dëme, sidomos në pjesët ku kanë qenë të mbjellura kulturat bujqësore.

Në këtë video të dërguar nga një lexues në portalin Indeksonline, shihet breshër i madh në Studençan të Suharekës.

‘Breshër që nuk mbahet në mënd’ e përshkruajnë qytetarët.

Meteorologët kanë njoftuar për mot me shi deri të premtën.