Armando Sadiku shënoi gol me kokë, pas gabimit të portierit (Video)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Deportivo La Korunjës, duke i siguruar një fitore tepër të rëndësishme Malagas në transfertë me rezultatin 0 – 2.

Sadiku shënoi shënoi në minutën e 87-të duke goditur me kokë nga jashtë zonës, pas një gabimi të portierit kundërshtar.

Si Sadiku ashtu dhe Bare, u aktivizuan gjatë gjithë lojës, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Me këtë 3 pikësh Malaga u ngjit në kuotën e 11 pikëve, duke dalë nga zona e ftohtë. Ndërkohë për Sadikun ky ishte goli i tretë në kampionat.

Ja goli i Sadikut: