62 vjet burgim për 6 dhunuesit e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vite burgim 6 të akuzuarit e përfshirë në rastin e dhunimit të viktimës 11-vjeçare.

Njëri nga të akuzuarit është dënuar me 12 vjet burgim, ndërkaq tre pesë të akuzuarit e tjerë janë dënuar me nga 10 vjet burg. Vendimi është marrë nga Departamenti për të Mitur.

“I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”, thuhet në komunikatën për media.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore”, njofton Gjykata Themelore.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares fillimisht ishte raportuar për pesë persona të dyshuar, ndërkaq më vonë ishte zbuluar se viktima ka kaluar në dhunim të përsëritur. Rasti i takon vitit 2022./rtk

Lini një Përgjigje