Me harta të Serbisë po e sulmojnë Shqipërinë (foto)

Fushata e filluar në Kosovë kundër Edi Ramës në lidhje me mini-Shengenin po eskalon në një fushatë kundër Shqipërisë.

Ata që po e zhvillojnë këtë fushatë padyshim që mezi e kanë pritur një “rrëshqitje” të dikujt në Shqipëri për ta shpërfaqur veten e tyre antishqiptare dhe për të sulmuar pa dorëza shtetin tonë amë.

Në mungesë të fakteve politike e ekonomike për ta analizuar e studiuar, e pastaj, nëse ashtu duhet, edhe për ta refuzuar këtë mini-Shengen, ata ashtu të varfër e të mjerë siç janë, po shërbehen me deklarata, shkrime e harta që po fabrikohen në Serbi dhe po e sulmojnë Shqipërinë.

Një rast i tillë tipik është përdorimi i një fotografie të gazetës ultranacionaliste serbe Blic.rs, e cila kishte montuar një hartë në një foto të tre liderëve, ku Kosova (ashtu siç bëjnë vazhdimisht shovinistët serbë) ishte futur brenda territorit të Serbisë.

Dhe ja kjo është e vërteta dhe argumenti i populistëve antishqiptarë kundër mini-Shengenit, Ramës dhe Shqipërisë! A ta qëllimisht harrojnë se Kosova as që është pretenduar të përfaqësohet në Ohër nga dikush tjetër, por ka qenë e ftuar zyrtarisht.

Është çështje tjetër nëse Kosova për interesa të veta ekonomike refuzon të marr pjesë. Ndërsa në arsyetimin politik Kosova ka dështuar ta arsyetojë mospjesëmarrjen.
Ja hartat e montuara nga Blic.rs: