Armë zjarri, videoincizime – çka tjetër u sekuestrua në aksionin kundër fajdeve në rajonin e Prishtinës

Njësia e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka zhvilluar dje një aksion kundër fajdeve në Podujevë, Vushtrri e Lipjan.

Gjatë këtij aksioni policia dje arrestoi katër persona.

Teksa u sekuestruan armë zjarri, videoincizime e aparate të lojërave të fatit.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.