Publikohet raporti i fundit nga IKSHPK

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.104 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 736 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Fokusi.info.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.359.

Në total numri i rasteve aktive është 438.