Armend Muja i kapet zyrtarit që nuk nënshkroi pranimin e grurit në aferën e Rozeta Hajdarit

Pushteti i VV-së ka nisur orkestrimin e sulmeve ndaj Enver Hajrullahut, zyrtarit të Ministrisë së Tregtisë i cili refuzoi të nënshkruajë një dokument për grurin, në skandalin me përgjimet që u publikuan sot, shkruan lajmi.net.

Ai që mori bajrakun, jo befasisht, është deputeti Armend Muja. Ky e ka publikuar një raportim ku thuhet se Hajrullahu është i punësuar me ndikime politike nga Nisma dhe PAN.

“Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim”, tha ai.

Postimi i plotë:

Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!

Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?.