KQZ: Deri në 15:00 votuan 38.23% në rang vendi

Vijon të rritet numri i votuesve në rang vendi ku sipas KQZ në 1938 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total kanë votuar 38.23% e qytetarëve në rang vendi deri në orën 15:00. Vijon të kryesojë Dibra për numrin e qytetarëve që kanë hedhur votën por rritje të konsiderueshme ka edhe Tirana.

Berati 37.15%

Dibër 43.49%

Durrësi 35.81%

Elbasan 40.67%

Fier 37.62%

Gjirokastër 36.31%

Korçë 36.43%

Kukës 39.95%

Lezhë 35.39%

Shkodër 33.62%

Tiranë 43.09%

Vlorë 28.32%